Friday, 13. February 2026
Sport

Bayern “sfidon” Arsenal, “bavarezët” futen në garë për Declan Rice

GS 18/05/2023 1 Min. Lesezeit

Prej kohësh “topçinjtë” e Arsenal e kanë deklaruar haptazi “pëlqimin” e tyre për “katalizatorin” mesfushës të “çekiçëve” të Ëest Ham, Declan Rice, mirëpo arritja e objektivit sa vjen e “vështirësohet”.

Sipas, raportimeve të fundit nga mediat britanike, largimi i mundshëm i Joshua Kimmich nga “bavarezët” e Bayern Munich ka shtyrë këta të fundit të mendojnë për një zëvendësues të 28-vjeçarit dhe mesa duket Rice është i preferuar i “të kuqve” të Mynihut.

“Topçinjtë” janë të gatshmë të pagujnë deri në 100 milionë euro për kartonin e Rice, mirëpo me “bavarezët” në garë për anglezin, gjithçka mund të ndodhë në këtë merkato vere që pritet të jetë shumë “e nxehtë”. /i.m /abcnews.al 

Teilen: