Tuesday, 24. February 2026
Sport

Shkarkohet

GS 19/05/2023 1 Min. Lesezeit

Xhevahir Kapllani nuk do të jetë më trajneri i Erzenit.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi shijakas me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke larguar kështu trajnerin e tyre tre javë përpara fundit të kampionatit.

Kapllani e nisi mjaft mirë me Erzenin kampionatin si një surprizë këtë sezon dhe madje duke luftuar për kupat e Europës.

Rezultatet e fundit zhgënjyese kanë bërë që shijakasit tashmë ta gjejnë veten në luftën për mbijetesë dhe duket se drejtuesit kërkojnë të gjejnë një zgjidhje për të mbijetuar.

Teilen: