Roma ka arritur të prekë finalen e Europa League, pasi në gjysmëfinale arritën të eliminonin BNayer Leverkusen.
Festa në Romë ka qenë tepër e madhe, me Jose Mourinho i cili arrin të çojë për herë të dytë radhazi skuadrën kryeqytetase në një finale të kompeticioneve evropiane për klube.
Festa në fushë është kaluar në dhomat e zhveshjes, me lojtarët, drejtuesit e klubit dhe Mourinhon të cilët festonin. Në një foto të publikuar nga klubi në rrjetet sociale, shihet edhe fanella e Marash Kumbullës e cila mbahet në dorë, pasi ai nuk ishte prezent prej dëmtimit që ka pësuar.
Veç kësaj, trajneri portugez Jose Mourinho ka telefonuar mbrojtësin e kombëtares shqiptare dhe i ka bërë të ditur se ky sukses i skuadrës është për të. Kumbulla pësoi një dëmtim disa javë më parë të cilin e detyroi të qëndrojë të paktën 6 muaj jashtë fushave./h.ll/abcnews.al