Friday, 13. February 2026
Sport

Cassano: Juventusi dukej i tmerrshëm

GS 19/05/2023 1 Min. Lesezeit

Ish-sulmuesi italian Antonio Cassano ka ndarë mendimin e tij për largimin e Juventusit nga Europa League.

Skuadra e Massimiliano Allegrit humbi nga Sevilla në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Skuadra spanjolle rrëmbeu fitoren në ndeshjen e kthimit në kohën shtesë.

“Sevilla natyrisht u kualifikua për në finale, skuadra luajti mirë dhe dinte se çfarë të bënte me topin.

Sevilla dukej e mirë nga fillimi në fund, gjë që nuk mund të thuhet për Juventusin, i cili u mbyll përsëri kur shënoi.

Kjo ka ndodhur në Champions League dhe Europa League. Lojë e tmerrshme”, tha Cassano për TMW.

Teilen: