Juventusi dhe shtatë nga drejtorët e tyre të mëparshëm dhe aktualë, përfshirë Andrea Agnellin dhe Fabio Paraticin, janë akuzuar nga FIGC për ‘manovra të pagave’.
“Calciomercato” shpjegon se si prokurori i FIGC, Giuseppe Chine ka akuzuar bardhezinjtë dhe shtatë persona për akte të shumta, duke përfshirë marrëveshjet tashmë për të paguar privatisht lojtarëve të tyre në pika të ndryshme, pavarësisht se publikisht deklaroi se këto paga ishin hequr nga lojtarët.
Shtatë drejtorët e mëparshëm ose aktualë të përfshirë janë: Andrea Agnelli, Pavel Nedved, Fabio Paratici, Federico Cherubini, Giovanni Manna, Paolo Morganti dhe Stefano Braghin.
Gjyqi pritet të zhvillohet në qershor.
Chine ka akuzuar palët se kanë shkelur nenin 4, paragrafin 1 të Kodit të Drejtësisë Sportive për katër pika: manovrën e pagave për sezonin 2019-20, atë për sezonin 2020-21, marrëveshjet me agjentët dhe partneritetin me klube të tjera.
Juventusi po ashtu akuzohet nga FICG edhe për pasqyra financiare të fryra nga transferimet, ku fillimisht u dënua me 15 pikë