Friday, 13. February 2026
Sport

Xavi i lumtur që Manchester City eliminoi Real Madridin

GS 20/05/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur për kualifikimin e Manchester Cityt në finalen e Champions League.

Ai është shprehur i lumtur me rezultatin në ndeshjen Manchester City – Real Madrid, ku skuadra angleze siguroi finalen e Ligës së Kampioneve.

Xavi tha se ndihet i lumtur ashtu siç janë tifozët e Barcelonës.

“Për katalanasit ishte një gëzim, por ne profesionistët i kushtojmë shumë rëndësi kampionatit. Ajo që ka rëndësi nuk është se Reali humbet, rëndësi ka të shohësh gëzimin e tifozëve. City e meritoi. ishte shumë më superior. Është skuadra më e mirë në botë.”, deklaroi Xavi.

Teilen: