Tottenham ka pësuar një humbje në shtëpi nga Brentford me rezultatin 1-3.
Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me Harry Kane në minutën e 8-të pas një asistimi nga suedezi Kulusevski.
45 minutat e para ishin të menaxhuara mirë nga “Spurs”, duke rrezikuar disa herë portën e “grerëzave”, por ky intervalë i parë kohor u mbyll me këtë rezultat.
Pjesa e dytë kthen pllakën, pasi Brentford përmbys rezultatin. Në minutën e 50-të, Mbuemo shëon golin e barazimit pas një asistimi nga Wissa. Pak minuta më vonë, në të 62-tën, Mbuemo shënon përsëri duke përmbysur kështu shifrat në shtëpinë e Tottenham.
Të dëshpëruar për të barazuar, Tottenham nuk gjente dot hapësirat e duhura për të dërguar topin në rrjetë. Shpresa shuhet në përfundim të takimit, pasi në minutën e 88-të, Mbuemo, autori i dy golave të parë, asiston për Wissa dhe ky i fundit çon rezultatin në 1-3.
Një humbje që dhemb shumë për Tottenham, pasi tashmë ata renditen në vendin e shtatë me 57 pikë, në zonën e play off të Conference League, por edhe këtë pozicion tashmë e rrezikojnë. Ndërkohë, Brentford shpreson ende për ndonjë pozicion për ndonjë vend në Evropë sezonin e ardhshëm./ h.ll/abcnews.al