Lukas Podolski nuk kishte luajtur kurrë më parë në vendlindje, Poloni, dëshirë që e provoi në verën e vitit 2021 duke u transferuar te Gornik Zabrze.
37-vjeçari, autori i 130 ndeshjeve dhe 49 golave me kombëtaren e Gjermanisë, me të cilën fitoi Kupën e Botës (2024), ka rinovuar kontratën.
Sulmuesi ka firmosur deri në verën e vitit 2025 me klubin e Gornik Zabrze, që garon në elitën e futbollit polak.
5 gola dhe 9 asiste numëron Podolski gjatë këtij sezoni në kampionat.
Gornik ka zhvilluar një sezon pozitiv, duke u renditur përkohësisht në vendin e gjashtë në Ekstraklasa.