Friday, 13. February 2026
Sport

KF Llapi nderon me mirënjohje veprën dhe kontributin e Fehmi Podvoricës

GS 21/05/2023 1 Min. Lesezeit

Para pak ditëve ka ndërruar jetë ish futbollisti i mirënjohur, Fehmi Podvorica.  

KF Llapi i Podujevës nderon me mirënjohje veprën dhe kontributin e Fehmi Podvoricës.

“Nderohet me mirënjohje vepra dhe kontributi i Fehmi Podvoricës

Sot para fillimit të takimit ndaj Gjilanit, drejtuesit e klubit kanë përgatitur një mirënjohje post mortem për të nderuar veprën dhe kontributin e madh të ish-futbollistit të Llapit, tashmë të ndjerë, Fehmi Podvorica – Rista.

Mirënjohjen e dhuruar nga kryetrajneri i skuadrës, Tahir Batatina e kanë pranuar vajzat e të ndjerit.

Po ashtu para fillimit të takimit u mbajt një minutë heshtje si dhe njëra prej vajzave të të ndjerit e nisi takimin nga mesi i fushës.
Prehu në paqe Rista”,
shkruan në faqen e KF Llapit.

Teilen: