Friday, 13. February 2026
Sport

Daku golashënuesi i dytë më i mirë në Slloveni

GS 21/05/2023 1 Min. Lesezeit

Mirlind Daku, sërish ishte protagonist në fitoren prej 1:2 që Mura e arriti ndaj skuadrës Koper.

Daku realizoi në fundit e takimit, në minutin e 95-të.

Për sulmuesin kosovar ky ishte goli i 19-të sezonal, duke përfunduar si golashënuesi i dytë më i mirë në ligën sllovene.

Ai u rendit pas Zan Vipotnik.

Ekipi Mura, ku luan 25-vjeçari u rendit i pesti në Slloveni me 52 pikë.

Ndeshja që u luajt në stadiumin “Bonifika”, ishte e javës së fundit të ligës “Prva” në Slloveni.

Teilen: