Trajneri i Bayern Munich ka komentuar humbjen nga Leipzig.
Mbrëmë bavarezët pësuan humbje 3:1 nga skuadra e Leipzig, duke ‘lëshuar nga duart’ titullin, përcjellë lajmi.net.
Pas humbjes ndaj Leipzig Tuchel u shpreh se skuadra e tij “hoqi dorë” nga loja pas 30 minutash, më konkretisht momenti kur shënuan golin e parë.
“E nisëm ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, bëmë gjithçka që duhej për të kaluar në avantazh dhe në fakt ia dolëm. Por, pas 30 minutash hoqëm dorë nga loja. Pastaj në pjesën e dytë nuk ishim në fushë. Nuk di t’i jap një shpjegim se si mund të ndodhë një humbje e tillë”,- tha tepër i zhgënjyer Tuchel.
Ndërkaq, kujtojmë se në rast triumfi të Dortmund sot dhe në rast shpallje kampion të këtyre të fundit në javën e ardhshme, skuadra e Borussia do t’i jepte fund “mbretërimit” të Bayern Munich në Bundesliga pas 10 vitesh./Lajmi.net/