Saturday, 14. February 2026
Sport

Telashe për Juventusin, FIGC kërkon zbritjen e 11 pikëve për ‘Zonjën e Vjetër’

GS 22/05/2023 1 Min. Lesezeit

Prokurori i FIGC-së Giuseppe Chine ka kërkuar që Juventusit t’i jepet një zbritje prej 11 pikësh në gjyqin e ri të fitimeve kapitale.

Gjyqi i parë ndodhi në maj 2022 dhe klubi u shpall i pafajshëm përpara se të dilnin prova të reja nga hetimi i Prisma.

  

Juventusi është akuzuar për falsifikimin e fitimeve të tyre kapitale përmes rritjes së vlerave të transfertave të lojtarëve. Apelimi i tyre i fundit në Collegio di Garanzia ishte pjesërisht i suksesshëm dhe u anulua përkohësisht dënimi i tyre prej 15 pikësh në pritje të këtij gjyqi të tretë.

Sipas raportimit në Itali, Chine ka kërkuar që Juventusit t’i jepet një zbritje e re prej 11 pikësh dhe gjithashtu ka kërkuar një pezullim tetë muajsh për Pavel Nedved, Paolo Garimberti, Assia Grazioli-Venier, Caitlin Mary Hughes, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio dhe Enrico Vellano.

Asnjë dënim i ri nuk do të jepet për Andrea Agnelli, Maurizio Arrivabene, Fabio Paratici dhe Federico Cherubini, të cilëve të gjithë u konfirmuan dënimet nga Collegio di Garanzia./Lajmi.net/

  


Teilen: