Federata e Basketbollit e Kosovës ka bërë të ditur tashmë trajnerin më të ri të kombëtares.
Rami Hadar, trajneri i Pejës do te udhëheqë edhe ‘Dardanët’ në rrugëtimin e tyre në parakualifikimet e Eurobasket.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë federata me anë të një konference për shtyp të mbajtur sot, përcjellë lajmi.net.
Hadar do jetë me ‘Dardanët’ në parakualifikimet e Eurobasket 2025, ku jemi në grup me Zvicrën dhe Danimarkën.
Kujtojmë që ky trajner udhëhoqi Pejën drejt titullit kampion në Superligën e Kosovës për sezonin 2022-23./Lajmi.net/