Saturday, 14. February 2026
Sport

Finalja Gjilani – Prishtina, kjo skuadër do të jetë në cilësinë e vendasit

GS 23/05/2023 1 Min. Lesezeit

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë hedhja e shortit për skuadrën që do të jetë në cilësinë e vendasit në finalen e Kupës së Kosovës në futboll.

  

Gjilani do të jetë në cilësinë e skuadrës vendase kundër Prishtinës në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Finalja e Kupës së Kosovës në futboll do të zhvillohet më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.

Deri në finale, Gjilani arriti duke e eliminuar Llapin në gjysmëfinale, ndërkohë Prishtina siguroi finalen falë triumfit të lehtë kundër Vushtrrisë./Lajmi.net/

  


Teilen: