Monday, 16. March 2026
Sport

Igli Tare flet për mesfushorin serb dhe jep sinjale largimi: Mund të nënshkruaj me një skuadër të re

GS 23/05/2023 1 Min. Lesezeit

Drejtori i Lazios, Igli Tare ka folur për futbollistin e tij, Sergej Milinkovic-Savic në lidhje me kontratën e re, e cila mund të mos ndodhë.

Mesfushori serb mbetët pa kontratë në fund të muajit qershor të vitit 2024, por ai mund të largohet nga Serie A në fund të këtij sezoni, shkruan Lajmi.net

  

Këtë lajm e konfirmoi në njëfar mënyre edhe shqiptari Igli Tare, i cili tha se do të diskutojnë në lidhje me kontratën e re, por që nuk i dihet.

“Ne do ta diskutojmë këtë situatë. Gjithçka mund të ndodh, është e mundur që ai të largohet nga klubi. Ai respekton presidentin, trajnerin dhe klubin”, tha Tare

Milinkovic-Savic ka shumë oferta në tavolinë, dhe një prej ekipeve favorite për të firmosur me lojtarin serb është Manchester Unitediti nga Premier League./Lajmi.net/

Teilen: