• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Italiano: Inzaghi specialist finalesh

23/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjithçka është gati në Romë për finalen e Kupës së Italisë. Në letër, Fiorentina nuk e nis si favorite kundër Interit, por trajneri Vincenzo Italiano premton betejë.

“Është një ndjenjë krenarie të luash në finale. Duhet të bëjmë gjithçka për ta vënë Interin në vështirësi.

Ne kemi nevojë për një paraqitje si ajo në Bazel. Do të luajmë shanset tona. Kemi arritur deri këtu dhe do të përpiqemi të fitojmë.”

Numri një i pankinës së Fiorentinës, komentoi edhe duelin mes tij dhe Simone Inzaghit:

“Përveç cilësisë së madhe të lojtarëve dhe kampionëve që ata kanë në organikë, Interi ka edhe një trajner që di të shkojë shpesh në finale dhe që di edhe t’i fitojë.

Inzaghi është një specialist, nuk e fsheh dot. Në sfidat finale, me të cilat jam përballur deri tani, kam kuptuar që nuk duhet të humbasësh kurrë besimin tënd.

 Çfarëdo që të ndodhë, do të duhet të përveshim mëngët dhe të luajmë edhe tri ndeshjet e tjera që janë shumë të rëndësishme: dy në kampionat dhe finalen e Conference League. Sfida përballë Interit është prova jonë e parë për të treguar cilësitë tona dhe për të treguar se e kemi merituar për të arritur deri këtu”.

Finalja e Kupës së Italisë, Fiorentina – Inter, do të startojë në orën 21:00.

Next Post

Chelsea do të shpenzojë 150 milionë euro për Osimhen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.