• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Italianët i dorëzojnë Champions-in Sitit, Guardiola: Jeni shumë të këndshëm

24/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Më 10 qershor në Stamboll, Mançester Siti dhe Interi do të luajnë finalen e Ligës së Kampioneve.Collage Maker-24-May-2023-10-37-AM-339

Skuadra angleze ka mposhtur në gjysmëfinale Realin e Madridit pas fitores 4-0 në ndeshjen e kthimit në “Etihad”. Skuadra angleze ka kushtuar tri herë më shumë sesa italiania dhe në sulm ka një “Top të Artë” të ardhshëm si Erling Haland, autori i 52 golave këtë sezon. Kompanitë e basteve nuk kanë dyshime, ndërsa fitues në finale shohin vetëm “qytetarët”. Madje skuadra e Pep Guardiolës kuotohet si favorite pa nisur secili prej sezoneve të fundit.

Dhe në këtë mënyrë, programi “Le Iene” i televizionit “Italia 1” ka udhëtuar drejt Mançesterit, ku në qendrën stërvitore pritej që të mbërrinin lojtarët, për t’ia dorëzuar trofeun e Ligës së Kampioneve direkt skuadrës. Kapiteni Ilkai Gyndoan, i cili është në skadencë kontrate dhe klubi po bën gati një ofertë të re, e cila i afrohet pretendimeve të mesfushorit, ishte i pari që mori kupën, por i tha të dërguarit të emisionit, Stefano Korti, se për besëtytni ai nuk do ta autografonte.

Ndërkohë që me humor e priti edhe trajneri Pep Guardiola, i cili lëshoi edhe një kompliment për emisionin satirik, duke u thënë: “Jeni shumë të këndshëm”. Mançester Siti do të tentojë të triumfojë për herë të parë në historinë e klubit në një finale të Ligës së Kampioneve muajin e ardhshëm, ndërsa pas titullit kampion mund të fitojë edhe finalen e Kupës FA kundër rivalëve të Mançester Junajtidit më 3 qershor.

095552563-a250313c-3ad1-4c1f-8b83-71bc6a84b663manchester-city-le-iene-consegnano-la-champions-league-a-guardiola-e-gundogan_C_1_article_42221_0_paragraph_image@3

PANORAMASPORT.AL


Next Post

FOTO/ “Nuk kam vdekur”, mesazhi tronditës në profilin e Maradonës bën xhiron në rrjet: Ju kam mashtruar…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.