Skuadra e Fatih Karagumruk ka shkarkuar nga detyra e trajnerin e njohur, Andrea Pirlo.
Përmes rrjeteve sociale klubi i Superligës së Turqisë ka dhënë lajmin për largimin e italianit me një marrëveshje të dyanshme, shkruan Lajmi.net
Karagumruk në 33 xhiro ka grumbulluar 44 pikë dhe gjendet në pozitën e 9-të në tabelë.
Edhe pse u sigurua mbijetesa, duket se qëllimet e Pirlos kanë qenë më të larta në klubin turk.
Kujtojmë që te skuadra turke luan edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Ibrahim Dresevic.
Dresevic gjatë këtij sezoni me klubin turk ka zhvilluar 30 ndeshje dhe ka shënuar vetëm një gol. Por ai gjatë kësaj kohe ka luajtur në pozitën e tij si qendërmbrojtës dhe ndryshe si luan te ekipi “dardan” në mesfushë./Lajmi.net/
Karagümrük, Andrea Pirlo ile yollarını ayırdığını açıkladı. pic.twitter.com/kWljZK2Hsf
— De Marke Sports (@demarkesports) May 24, 2023