Saturday, 14. February 2026
Sport

“Djajtë” kërkojnë forcimin e sulmit, Manchester United piketon “yllin” e Chelsea

GS 24/05/2023 1 Min. Lesezeit

Jo shumë të kënaqur me performancat në repartin e sulmit, bordi i “djajve të kuq” të Manchester United janë në kërkim të një “trekuartisti”, i cili duhet të jetë i aftë në “lëshimin” e pasimeve kyçe që mund të sjellin gola të shumtë për skuadrën e Ten Hag.

Sipas raportimeve të mediave britanike, në “radarët” e “djajve” ka rënë “ylli” i rivalëve të Chelsea, Mason Mount, me 24-vjeçarin, që ka një kontratë e cila i skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe deri më tani ka refuzuar të gjitha përpjekjet e “bluve” për t’i rinovuar kontratën.

“Djajtë” e United janë të gatshëm të ofrojnë plot 60 milionë euro për “fantazistin” anglez, mirëpo nënshkrimi me Mount nuk do të jetë aq i lehtë, teksa në garë për mesfushorin e avancuar janë gjithashtu “të kuqtë” e Liverpool e “topçinjtë” e Arsenal. /i.m /abcnews.al 

 

Teilen: