Erling Haaland ka postuar një fotografi të këmbëve të tij të gërvishtura në Instagram pas ndeshjes së mbrëmshme të xhiros së 32-të të Premierligës ndërmjet Brighton dhe Manchester City (1:1).
Sulmuesi norvegjez asistoi në golin e Phil Foden për avantazhin e minutës së 25-të, përcjell lajmi.net.
Paraguaiani Julian Enciso barazoi me gol në minutën e 38-të, kur goditi në mënyrë fantastike nga rreth 30 metra.
Haaland shënoi në minutën e 79-të, por goli u anulua pas një kontrolli në VAR për shkak të faullit të norvegjezit ndaj portierit të Brighton, Levi Colwill.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, protestoi ndaj vendimit, ndaj gjyqtari Simon Hooper i dha një karton të verdhë.
“Nëse ishte një faull, atëherë 25 topat e gjatë të luajtur në Erling duhet të jenë gjithashtu faull”, komentoi Guardiola për Sky Sports.
Haaland mbërriti te Manchester City në verën e vitit 2022 nga Borussia Dortmund.
Në sezonin e tij të parë në klubin anglez, ai shënoi 52 gola në 51 paraqitje deri më tani./Lajmi.net/