Thursday, 19. February 2026
Sport

AS Roma kujton Tiranën, suksesin historik në UEFA Conference League

GS 25/05/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Romës sezonin e kaluar arriti të triumfonte në kompeticionin më të ri të UEFA-s, Conference League që ishte mbajtur në qytetin e Tiranës në Shqipëri.

Ekipi i Jose Mourinhos përmes rrjeteve sociale ka kujtuar këtë moment historik, ku mposhtën minimalisht 1 me 0 kundërshtarët holandez, Feyenoord në stadiumin “Air Albania”, shkruan Lajmi.net

“Një vit nga nata jonë në Tiranë”, shkruhet në postimin e faqes zyrtare të Romës, ku kujtojnë momentin historik.

Skuadra e Romës edhe gjatë këtij sezoni do të luaj në finalen e madhe të garave të UEFA-s, kësaj radhe në Europa League, kundër Sevillas./Lajmi.net/

Teilen: