Tuesday, 24. November 2026
Sport

Haaland largohet nga City vitin tjetër për 150 milionë euro

GS 24/11/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Erling Haaland pritet të largohet vitin e ardhshëm nga Manchester City, me ekipin anglez që tashmë ka ndërmarrë hapa në këtë drejtim.

Mësohet se City zyrtarisht është i hapur ta shesë Haalandin gjatë vitit 2027 dhe tashmë ka caktuar çmimin për kartonin e tij, duke parë interesimin e disa skuadrave të mëdha evropiane.

Real Madrid, Barcelona, PSG dhe Liverpool janë në garë për Haalandin dhe për kartonin e tij duhet të paguajnë hiq më pak se 150 milionë euro, aq sa po kërkon skuadra e Cityt.

Sulmuesi 26-vjeçar është pjesë e Cityt prej vitit 2022 kur iu bashkua nga Borussia Dortmundi dhe ka kontratë valide me ekipin anglez deri në verën e vitit 2034.

Në sezonin aktual, Haaland ka shënuar 14 gola në 15 ndeshje të luajtura për Cityn në të gjitha garat.

⚽
Premier LeagueRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
⚽
La LigaRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: