Tuesday, 24. November 2026
Sport

Liga e Kampionëve, duele interesante në “Emirates” e “Etihad”

GS 24/11/2026 1 Min. Lesezeit

Arsenal – Borussia Dortmund dhe Manchester City – Napoli, janë dy ndeshjet më interesante të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Championsi rikthehet në skenë pas një pushimi prej tri javësh, me ndeshjet e xhiros së pestë të fazës së ligës.

Të martën, do të zhvillohen tetë ndeshjet e para të kësaj xhiroje, e cila mbyllet të mërkurën mbrëma me tetë përballjet tjera.

Prej shtatë ndeshjeve që nisin sonte nga ora 21:00, ajo në stadiumin “Emirates” në Londër dhe në “Eithad” në Manchester, pritet ta kenë vëmendjen kryesore.

Në Londër, lideri i Premier Leagues, Arsenali përballet me liderin e Bundesligës, Dortmundin në duelin ku të dy ekipet kërkojnë fitoren e katërt në Champios.

Arsenali, aktualisht është i treti në tabelë me 10 pikë, një më shumë se Dortmundi që ka pikë të njëjta me Cityn kurse Napoli me vetëm tri pikë zë vendin e 27-të.

Ndeshjet tjera që startojnë prej orës 21:00 janë Como – AEK, Feyenoord – Porto, Leipzig – Lens, Real Madrid – PSV e Slovan – Betis kurse nga ora 18:45 luhen duelet Bodo/Glimt – LASK dhe Galatasaray – Aston Villa.

⚽
Champions LeagueRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
⚽
Serie ARezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: