Tuesday, 7. April 2026
Sport

VIDEO/ Goli i ish-sulmuesit të Skënderbeut nuk mjafton, skuadra e Erdoganit gjen finalen në minutën e… 109-të  

GS 25/05/2023 1 Min. Lesezeit

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Soue, duket se është abonuar me golin në elitën e futbollit turk, teksa gjeti rrugën e rrjetës sërish mbrëmjen e sotme me fanellën e Ankaraguçu në duelin e kthimit të vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë ndaj Bashaksehir.   bandicam 2023-05-25 22-28-12-641Soue zhbllokoi sfidën në minutën e 11-të, teksa koha e rregullt përfundoi me rezultatin 2-1. Për shkak se në duelin e parë kishte përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të Bashaksehir, ndeshja shkoi në shtesa dhe u vulos nga goli i shënuar nga Keni në minutën e 109-të.  Vlen të theksohet se Bashaksehir është njohur ndryshe edhe si skuadra e Erdoganit. Presidenti i Bashakshehirit , Goksel Gumusdag ,është zyrtari i lartë i AKP-së, Partia për Drejtësi e Zhvillim. Këtë parti e ka themeluar Erdogan, që e ka ndjekur shumë herë nga stadiumi ekipin në fjalë.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: