Thursday, 26. February 2026
Sport

Loriana vazhdon me fitore në Grand Prix Austria

GS 26/05/2023 1 Min. Lesezeit

Xhudistja e ekipit kosovar, Loriana Kuka ka siguruar raundin e dytë të Grand Prix Upper që po mbahet në Austri.

Në kuadër të kategorisë deri në 70 kilogramë, Kuka në raundin e parë e mposhti xhudisten polake, Aleksandra Kowalewska, transmeton lajmi.net.

Tani, në raundin e dytë Kuka triumfoi ndaj xhudistes sllovene, Anka Pogacnik.

Kujtojmë që në raundin e tretë ka kaluar edhe Akil Gjakova, ndërsa Laura Fazliu u eliminua në raundin e dytë./Lajmi.net/

Teilen: