• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Gjelat” e Bajernit trembin tifozët, përgatisin valixhet para kohe

26/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prestigjiozja franceze, “L’Equipe”, trazoi ujërat me raportimin surprizë se Lukas Hernandez ka rënë dakord me PSG-në për kushte personale, e cila shoqërohet me kalimin në verë te “princërit” pa lajmëruar paraprakisht bordin e rekordmenëve gjermanë.pavard upamekano hernandez

Blerja më e shtrenjtë në historinë Bajernit (i kushtoi 90 milionë euro) vuan lëndimin dhe vendi i titullarit nuk është i sigurt. Megjithatë, mediat vendëse u mëshuan fort bisedimeve mes bordit dhe agjentit të lojtarit për të rinovuar kontratën, e cila përfundon verën e vitit 2024.

“Bild”, nga ana tjetër, i “fshikulloi” njoftimet e parisienes, duke i cilësuar si aludime. Vlen të theksohet se Lukasi nuk është problemi i vetëm në Mynih, pasi Benzhamë Pavar s’e ka ndarë mendjen rreth fanellës që do të djersijë për sezonin e ri.

Brazo e ka shfaqur disa herë se dëshiron që ish-futbollisti i Shtutgartit të vazhdojë aventurën në “Allianz Arena”. Për 27-vjeçarin, Reali, Barcelona, Çelsi dhe Mançester Junajtid e ndjekin prej kohësh, me shpresën se mbrojtësi do të tundohet nga kushtet financiare.

PANORAMASPORT.AL


Next Post

“Kemi pirë të gjithë alkoolin e Mançesterit”, Guardiola: Luajtëm 40 orë pas festës, treguam pse jemi kampionë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.