• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjysmë hapi larg suksesit, Uzuni sonte luan ndeshjen vendimtare për futjen në La Liga

27/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është vetëm një gjysmë hapi larg suksesit. Myrto Uzuni do të luajë sonte në orën 21:00, ndeshjen e fundit të sezonit në ligën e dytë të Spanjës, dhe skuadra e tij Granada është thuajse e sigurt që do të ngjitet në elitë.

Ekipi ku luan sulmuesi kuqezi pret Leganes, dhe i mjafton edhe barazimi për të siguruar La Ligën, pavarësisht sesi do të përfundojnë ndeshjet e tjera. Natyrisht, fitorja do të ishte një festë, ndërsa Leganes nuk luan për asnjë objektiv, pasi e ka siguruar qendrimin në kategori.

  

Uzuni dhe Granada do të ngjiteshin në mes më të mirëve në Spanjë edhe në rast humbjeje, me kusht që Levante të mos fitonte me Oviedon. Granada është në vendin e parë në renditje me 72 pikë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare po ashtu pret të ketë një mbrëmje të veçantë edhe në aspektin individual. Uzuni është shënuesi më i mirë i kampionatit me 22 gola, tre më shumë se ndjekësi më i afërt, pra është shumë pranë fitores së Këpucës së Artë të sezonit.

Gjithsesi, duket e vështirë që të barazojë ose të thyejë rekordin historik të ligës së dytë, me 25 gola, që reziston prej vitit 1955.

  


Next Post

Në Francë e bëjnë të sigurt, shqiptari largohet nga Metz

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.