Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm, teksa portieri i PSG-së, Serxhio Riko, është shtruar në gjendje të rëndë në spital pas një incidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Huelva, ku Riko është rrëzuar nga kali dhe situata e tij është shumë shqetësuese, pasi rrezikon jetën
Bëhet e ditur se Riko është rrëzuar nga kali dhe më pas kafsha e ka shkelur në pjesën e qafës. Ai ka pësuar një trauma të rëndë dhe është transportuar me helikopter në spitalin e Seviljes, ku është shtruar në reanimacion.
Ai është intubuar dhe mediat spanjolle raportojnë se është në gjendje të rëndë, me rrezik real edhe për jetën e tij. Lojtari ishte kthyer në orët e para të mëngjesit në vendlindje, ku ndodhi ky aksident i rëndë, pak orë pasi kishe festuar titullin kampion me skuadrën e PSG-së.
PANIORAMASPORT.AL