Partizani i Tiranës është shpallur kampion i edicionit 2022/2023 në Superioren shqiptare.
“Të Kuqtë” triumfuan 2:0 kundër Teutës në xhiron e fundit të kampionatit për t’u stolisur me trofeun e më të mirit, shkruan lajmi.net.
Partizani ishte në garë të ngushtë për titull me rivalen lokale, Tiranën, me këta të fundit që humbën vendin e parë një javë më parë.
Tirana fitoi 1:2 me Erzenin në udhëtim, teksa iu nevojitej vetëm fitorja dhe njëkohësisht të shpresonin në një lëshim i Partizanit që të shpalleshin kampion pasi me pikë të barabarta tituli do t’i takonte këtyre të fundit.
Partizani pas 36 ndeshjeve ka tubuar 67 pikë në pozitën e parë, aq sa ka edhe Tirana por me goldallim më të dobët.
Ky është titulli i 17-të i Partizanit në historinë e klubit./Lajmi.net/