Thursday, 19. March 2026
Sport

Dybala para finales së Europa League: Të shkruajmë historinë

GS 30/05/2023 2 Min. Lesezeit

Roma po zien në pritje të finales së Ligës së Evropës në Budapest kundër Sevillas dhe ndërsa Mourinho, i cili do të flasë në konferencë sonte, mbyll stërvitjen, Paulo Dybala ëndërron të ngrejë një tjetër kupë pas asaj të fituar në Katar këtë dimër:

“Do të ishte diçka e madhe të jesh në gjendje të shkruash historinë e këtij klubi – tha sulmuesi për Kicker, i cili do të jetë i disponueshëm – Roma ka qenë gjithmonë një ekip magjepsës. Himni, pasioni i jashtëzakonshëm dhe çmenduria pozitive e tifozëve…

Por vetëm kur u transferova kuptova se futbolli është mbi gjithçka tjetër këtu”.

“Në fillim u hutova kur u paraqita në Colosseum.

Nuk do të kisha ndjerë kurrë diçka të tillë...” tha Dybala duke folur për ardhjen e tij në Romë, i cili humbi një finale të Champions League me fanellën e Juventusit:

“Ai kujtim akoma dhemb…

Mund të kesh vetëm një shans në jetë për të fituar Ligën e Kampionëve. Kam fituar shumë trofe me Juventusin, por më vjen shumë keq për atë humbje”.

Teilen: