• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

S’ka të ndalur Milan, pas Kamada, Rosonerët transferojnë yllin 50 milionësh me kosto zero

31/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milan nuk ka të ndalur: Pas Kamada, Rosonerët transferojnë yllin 50 milionësh me kosto zero.

Me vetëm një ndeshje për të luajtur dhe kualifikimin në Champions League të garantuar tashmë, Milani fillon të mendojë për sezonin e ardhshëm.

Siç raporton “Radio Rossonera”, (mbi)emri i është shtuar listës së përforcimeve të mundshme të hartuara nga dyshja Maldini dhe Massara është Youri Tielemans.

Mesfushori belg sapo ka përfunduar kampionatin me Leicesterin, i zbritur në Championship shtatë vite pas triumfit historik në Premier League me Claudio Ranieri si trajner.

I linduri në vitin 1997, ai do të largohet nga “Foxes” më 30 qershor, datë në të cilën do t’i skadojë marrëveshja aktuale me klubin anglez. Pra, do të largohet falas nga Leicester City.

Roma po i kushton gjithashtu vëmendje belgut, e cila për shkak të kufizimeve të “fair play financiar” do të vazhdojë linjën e vet të përforcimeve me kosto të ulët edhe këtë vit.

Mbetet për t’u parë se cili nga dy klubet italiane do të tentojë i pari mësymjen për mesfushorin në fjalë dhe nëse përfundimisht do të jetë në gjendje ta bindë Tielemans që t’i bashkohet kauzës përkatëse.

Next Post

Nga finalja te Mourinho, Totti u përgjigjet pyetjeve “blitz” pak minuta para nisjes së finales

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.