Egnatia ka shkruar tashmë historinë e futbollit shqiptar, pasi do të luajë sot në finalen e Kupës së Shqipërisë ku do të përballet me Tiranën, duke pasur kështu edhe shansin për të synuar të parin trofe madhor që nga themelimi i saj.
Në gjysmëfinale Egnatia ka mposhtur me një gol të vetëm Vllazninë, duke marrë kështu një fitore minimale, që ia siguroi finalen e madhe.
Nga ana tjetër, Tirana që vjen pas disfatës në kampionat ku e humbi titullin që shkoi te Partizani, do të kërkojë më ngulm fitoen për ta mbyllur këtë sezon me një trofe.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe nis nga ora 19:00.