Friday, 27. February 2026
Sport

Ja sa para do të fusë në arka ekipi fitues

GS 01/06/2023 1 Min. Lesezeit

Tirana dhe Egnatia nuk luajnë vetëm për trofeun e Kupës, por edhe për një grusht para.

Më saktë, janë 50 milionë lekë të vjetër që nuk ndryshojnë prej 2002-shit.

Vetëm me inflacionin për 21 vjet kjo shifër do të ishte dyfishuar, por dihet, në FSHF i kanë me shumë merak çështjet e parave.

Finalja e Kupës së Shqipërisë ndërmjet Tiranës dhe Egnatias, do të zhvillohet më datë 1 qershor 2023, në “Elbasan Arena”, në orën 19:00. Për Tiranën kjo është ndeshja e fundit e sezonit.

Bardheblutë gjithashtu kanë dalë në finale 11 herë të tjera, duke përfshirë edhe finalen e qershorit. Tirana nuk e fiton këtë trofe që prej 2017-ës, sezon kur bardheblutë ranë nga Kategoria Superiore.

Teilen: