300 tifozë të Sevillas nuk mundën të dëshmojnë drejtpërdrejt triumfin e shtatë të skuadrës së tyre në Europa League të mërkurën.
Ata morën biletat për në finale, por udhëtuan për në Bukuresht, Rumani në vend që të shkonin në Budapest të Hungarisë, ku u mbajt finalja.
Qytetet janë 640 km larg njëri-tjetrit, kështu që ata nuk mund të arrinin në destinacionin e duhur pasi kishin kuptuar gabimin e tyre.
Sevilla mposhti Romën me penallti në finale pasi ndeshja përfundoi në barazim 1-1 gjatë 90 minutave dhe gjatë shtesave. /G.D abcnews.al/
Fatal destino para 300 hinchas del @SevillaFC que han confundido Bucarest con Budapest
Un error fatal el de confundir la sede de la final, Bucarest (Rumanía), con Budapest (Hungría), separadas por 640 kilómetros, pero con demasiada similitud fonética.pic.twitter.com/wZgT6IUgiM
— FORO MDM (@elforomdm) May 30, 2023