Saturday, 28. February 2026
Sport

Emocione pafund, tenisti gjerman “shpërthen” në lotë pasi mposhti kundërshtarin e tij

GS 01/06/2023 1 Min. Lesezeit

Tenisti nga Gjermania, Daniel Altmaier ka shënuar fitore në fazën e 1/32 në French Open, duke e eliminuar Jannik Sinner, një nga pretendetët kryesor për titull.

Kjo ndeshje zgjati hiç më pak se pesë orë  e 28 minuta, duke shkaktuar lodhje të madhe te të dy teniserët, shkruan Lajmi.net

  

Altmaier që është vetëm 24-vjeçar arriti fitore 3 me 2 në sete, në një ndeshje tejet të emocionuar në fund. Gjermani nga lodhja dhe dëshira për të fituar, në fundin e ndeshjes nuk arriti t’i mbante lotët, duke emocionuar gjithë të pranishëmit në sallën “Suzanne Lenglen” në Paris.

Pasi mposhti numrin tetë në botë, Altmaier në raundin tjetër do të luaj kundër tenistit nga Hungaria, Dimitrov.

  


Teilen: