Sevilla fitoi për herë të 7 Europa League ku së fundmi mposhti Romën me penallti, duke vijuar dominimin e skuadrave spanjolle në Europë.
Kjo shte finalja e 22-të radhazi ku spanjollët festojnë në Champions dhe Europa League.
Për të gjetur humbjen e fundit spanjolle nga një klub nga një vend tjetër në të dyja kompeticionet, duhet të ktheheni në vitin 2001 dhe humbja e Valencias në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munich me Alaves që humbi nga Liverpool.
Që atëherë, ka pasur shtatë fitore nga Sevilla, gjashtë nga Real Madrid, pesë nga Barcelona, tre nga Atletico Madrid dhe një nga Valencia, ku katër nga 22 finalet ishin perplasje mes ekipeve spanjolle. /G.D abcnews.al/