• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkupi zyrtarizon Voshën 

01/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e futbollit Shkupi ka zyrtarizuar futbollistin Arbi Vosha.

Para pak ditëve raportuan se Vosha do t’i bashkohet skuadrës shqiptare ashtu edhe ndodhi. 

“Pas zyrtarizimit të disa largimeve të një numër të futbollistëve të cilëve edhe u kishte përfunduar kontrata me klubin, tani në radhë janë prurjet e reja.

Sigurisht që kryesia e klubit dhe skautët me të cilët klubi po punon tani e disa vite me radhë, janë mundur që të arrijnë marrëveshje me futbollistë që kanë treguar vlerë.

I pari që i bashkohet familjes bardhekaltër është shkupjani Arbi Vosha. Vosha që karrierën  tij futbollistike e ka filluar te ekipi i Makedonija Gj.P, shquhet ndër futbollistët më të mirë të vendit tonë, ndërsa pas vete ka dy tituj të Kupës së Maqedonisë të fituar me ekipin e Makedonija Gj.P.

Një ngritje graduale por shumë të shëndoshë ka pasur Vosha, i cili ka luajtur për të gjitha gjeneratat e përfaqësueses së vendit tonë, ndërsa tani është dhe lider edhe të ekipi i moshave të reja U21 të Maqedonisë.

Menjëherë pas arritjes në Çair, Vosha ka veshur fanellën e ekipit tonë dhe ka folur për përshtypjet e para si futbollist i FC Shkupi”, njofton FC Shkupi. 

“Ndjehem shumë mirë, pasi kam ardhur te ekipi kampion i shumëfishtë i vendit dhe fitues i disa titujve të Kupës. Është ndjenjë e veçantë të mbash veshë këtë fanellë, duke ditur që në të kaluarën shumë legjenda dhe emra të mëdhenj kanë kalitur emrat e tyre në këtë stadium.

Të them të vërtetën oferta të shumta nga klube të ndryshme, mirëpo zemra më tha që të veshë fanellën e Shkupit.

Dua të luaj për disa vite me këtë skuadër, për të bërë më pas ngritje edhe më të madhe në karrierë. Dua të fitojmë sa më shumë me Shkupin dhe ti gëzojmë edhe “Shvercerat”, që janë tifozëria më e zjarrtë në vend”, ka thënë Vosha.

Për futbollistin shkupjan 21-vjeçarin Vosha, Shkupi është klubi i dytë në karrierë, pasi deri më tani ka luajtur me të gjitha grupmoshat te Makedonija Gj.P.  Arbi Vosha dhe FC Shkupi kanë nënshkruar kontratë bashkëpunimi për tri vite.

Next Post

Maguire i padëshiruar në Man United

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.