• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mourinho i vendos dy kushte Romës

02/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Roma dështoi të fitojë trofeun e dytë europian radhazi, pasi u mposht me penallti nga Sevilla në finalen e Europa Leagues, zhvilluar në Budapest mbrëmjen e 31 majit.

Trajneri Jose Mourinho shpërtheu ndaj arbitrit Taylor pas ndeshjes, megjithatë në konferencën për shtyp u kujdes të dërgojë mesazhe të qarta edhe për pronarët e klubit.

Ai deklaroi se të hënën do të nisë pushimet, duke mos komentuar nëse do të kthehet sërish në pankinën e verdhekuqve, megjithatë kushtet e teknikut për të vijuar punën te Roma tashmë janë dy dhe të qarta.

Portugezi ka kërkuar garanci që do të investohet në merkato, për të krijuar një skuadër të aftë për të garuar për objektiva të rëndësishëm dhe fituar tituj.

Gjithashtu, ai është ankuar se po lufton i vetëm kundër të gjithëve dhe ka kërkuar që të ketë në krah një drejtues të fortë, në mënyrë që të mund të mbrojë skuadrën në media.

Takimi mes Mourinhos dhe Friedkin pritet të ndodhë para të hënës, me palët që do të vendosin pikat mbi ‘i’ për të ardhmen. Vlen të theksohet se Mourinho ka edhe një vit kontratë me Romën, por nëse nuk merr garanci, atëherë pritet të japë dorëheqjen.

Next Post

Simeone shkakton të qeshura: Nëse një futbollist bën seks vetëm katër herë në muaj, nuk luan në ekipin tim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.