Monday, 23. November 2026
Sport

Barcelona pa Yamalin në Champions

GS 23/11/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Barcelonës do të jetë pa yllin Lamine Yamal në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Sabahut që luhet në Azerbajxhan.

Përballja Sabah – Barcelona zhvillohet të mërkurën nga ora 18:45 dhe i takon xhiros së pestë të fazës së ligës.

Barcelona, të hënën ka njoftuar se Yamal nuk do të udhëtoj me ekipin shkaku i lëndimit që e pësoi në kampionat, në fitoren 3:2 ndaj Villarrealit.

Thuhet se Yamal, që ka shqetësime të lehta në kyçin e këmbës, do të jetë i gatshëm për vikend kundër Deportivo La Corunas në kuadër të La Ligas.

Yamal 19-vjeçar ka shënuar 13 gola e po aq asistime në 17 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat.

Barcelona ka tubuar 9 pikë deri më tani në Champions, gjashtë më shumë se skuadra e Sabahut që ka vetëm një fitore.

⚽
La LigaRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: