Saturday, 28. February 2026
Sport

Skuadra arabe po bën plane për ta prezantuar Lionel Messin, mësohet edhe data

GS 03/06/2023 1 Min. Lesezeit

Lionel Messi do të largohet përfundimisht nga Paris Saint-Germain dhe sonte zhvillon ndeshjen e tij të fundit në Ligue 1.

Ende nuk dihet se ku do të përfundoj fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, por disa spekulime thonë se një klub nga Arabia Saudite është favorite për të nënshkruar me Messin, shkruan Lajmi.net

  

Siç shkruajnë mediat e huaja, skuadra e Al-Hilal po bëhet gati që më 6 qershor, pra edhe tre ditë ta prezantoj Lionel Messin në skuadrën e tyre.

Për 35-vjeçarin interesim kanë shprehur edhe klubet tjera, përfshi këtu edhe Barcelonën.

Kujtojmë që Messi gjatë këtij sezoni në Ligue 1 zhvilloi 31 ndeshje, shënoi 16 gola dhe bëri 16 asiste./Lajmi.net/

  


Teilen: