Saturday, 28. February 2026
Sport

Barcelona fiton me përmbysje, kampion i Evropës 

GS 03/06/2023 1 Min. Lesezeit

Barcelona, kampionja e Spanjës, është kampion i ri i Evropës në futboll.

Vashat e Barcelonës humbjen e shndërruan në fitore me rezultat 3:2 ndaj Wolfsburg-ut, në finalen e Champions League që u zhvillua në stadiumin  “Philips” në Eindhoven të Holandës.

Skuadra gjermane ka udhëhequr me rezultat 0:2 me golat e futbollisteve Ewa Pajor (3′) e Alexandra Popp (37′).

Gjithçka përmbyset në pjesën e dytë, një Barcelonë e përsosur në krye me Patricia Guijarros, shënuese e dyfishtë (48′ e 50′). 

Guijarro shënoi dy gola të shpejt duke e barazuar rezultatin 1:1.

Në minutën e 70-të, Wolfsburg-ut i ka kushtuar shtrenjtë një gabim në mbrojtje, ndërsa futbollistja e Barcelonës, Fridolina Rolfo, me qetësi ka shënuar në këndin e majtë për 3:2. 

Barcelona është kampion i ri i Evropës.

Finalja u zhvillua në një atmosferë të zjarrtë, rreth 35 mijë shikues në stadium.

Teilen: