Nuk ka paqe me tifozët, as në ndeshjen e fundit të Lionel Messit me fanellën e PSG-së.
Edhe pse klubi francez doli me një njoftim zyrtar, që “Pleshti” do të largohet nga kampionët e Ligës 1, kjo nuk i pengoi tifozët që ta vërshëllenin, duke i vënë “vulën” kështu krisjes me yllin argjentinas.
Në momentin që emri i Mesit u shfaq në monitorin e stadiumit, lumë vërshëllimash dhe kontestimesh pushtuan stadiumin.
Messi was booed by the fans in his last game with PSG.pic.twitter.com/9cZw0jG9hU
— Ronald Morgan (@ronaldmorgan_) June 3, 2023