Friday, 20. March 2026
Sport

PSG optimist për nënshkrimin e Luis Enrique, spanjolli preferohet përpara Mourinhos

GS 04/06/2023 1 Min. Lesezeit

Christophe Galtier është gjithnjë e më larg PSG-së.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar, por epoka e ish-trajnerit të Nice ka marrë fund. Në orët e fundit, drejtuesit e PSG-së kanë përshpejtuar kontaktet me Luis Enrique, një profil që Nasser Al Khelaiffi, pronari i klubit, me të vërtetë i pëlqen.

Për momentin, ish-trajneri i Spanjës, ka një avantazh ndaj Thiago Motta dhe Moiurinho. Sipas “AS”, pavarësisht se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Luis Campos, trajneri portugez nuk është në krye të listës së presidentit të klubit./h.ll/abcnews.al

Teilen: