Friday, 20. March 2026
Sport

Interi arrin marrëveshje me Nachon

GS 04/06/2023 1 Min. Lesezeit

Interi raportohet se ka arritur marrëveshje me Nacho Fernandezin.

Mbrojtësi spanjoll do të largohet si futbollist i lirë nga Real Madridi në afatin kalimtar të verës.

“Nerazzurrët” kanë nevojë për t’u përforcuar në fazën e mbrojtjes, duke ditur edhe se Milan Skriniar do të largohet.

Ndërkohë, Real Madridi është i zënë me “pastrimin” e skuadrës, me Eden Hazard, Marcos Asensio, Karim Benzema dhe Nacho që do të largohen këtë verë.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Nacho tashmë ka rënë dakord me Interin, i cili do të jetë klubi i tij i parë pas një jete të kaluar te “Los Blancos” – nga akademia e tyre e të rinjve deri në skuadrën e parë.

Marrëveshja thuhet se është për një kontratë deri në qershor të vitit 2026.

Për 33-vjeçarin interesim shprehi edhe Villarreali, por ai thuhet se është i interesuar të nisë një aventurë jashtë Spanjës.

Teilen: