Friday, 20. March 2026
Sport

Tifozët e Ferizaj dhe Lirisë të bashkuar me mesazh të fuqishëm: Veriu e Jugu, të dy janë tonat

GS 04/06/2023 1 Min. Lesezeit

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, aty ku po zhvillohet ndeshja e barazhit ndërmjet Ferizaj dhe Lirisë, pjesa e dytë ka nisur me spektakël edhe në tirbuna nga tifozeritë e të dy skuadrave.

“Ujqërit” e Ferizaj” dhe “Arpagjikët” e Lirisë kanë shpalosur mesazhe mbështetëse për Veriun e Kosovës që në ditët e fundit po përshkruhet nga një situatë e tensionuar, raporton lajmi.net.

  

Tifozët e Lirisë shpalosën banerin me shkrimin “Veriu e Jugu, të dy janë tonat”, ndërsa ata të Ferizajt kishin mesazhin: “Kjo tokë nuk duron asgjë tjetër përveç këmbës së shqiptarit”.

Rezultati i ndeshjes ndërkohë është i barabartë, 0-0./Lajmi.net/

  


Teilen: