Friday, 20. March 2026
Sport

Një nga më të njohurit në botën e medias greke, ndahet nga jeta gazetari i sportit Giorgos Georgiou

GS 05/06/2023 1 Min. Lesezeit

Giorgos Georgiou është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare.

Gazetari i njohur grek i sportit dhe prezantuesi i emisioneve televizive dhe radiofonike ishte prekur nga kanceri dhe së fundmi ishte shtruar në spitalin e Agios Savvas.

Georgiou lindi në Petralonë më 26 maj 1952. Ai ishte tepër aktiv në fushën e gazetarisë sportive që nga viti 1982, si anëtar i ekipit themelues të gazetës sportive greke “O Filathlos” të botuesit Girogos Kouris.

Ai u bë i njohur për publikun përmes rubrikës së tij të përditshme në Filathlos, si dhe emisionit të tij të parë në radio, më vonë në televizion./ h.ll/abcnews.al

 

Teilen: