Inter Miami apo Barcelona. Këto janë dy destinacionet ku Lionel Messi do ta vazhdojë karrierën, sipas The Athletic.
Mediumi amerikan shkruan se ylli argjentinas e ka përjashtuar mundësinë që t’i bashkohet ekipit nga Arabia Saudite, Al-Hilal.
Sipas tyre, Major League Soccer dhe klubi Inter Miami po bëjnë maksimumin që ta joshin shtatë herë fituesin e Topit të Artë që t’u bashkohet atyre.
Ndërkohë, maksimumin është duke e bërë edhe nga Barcelona.