• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mungon vetëm zyrtarizimi, Bellingham arrin marrëveshje me Real Madridin

07/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Borussia Dortmund e konfirmon se Jude Bellingham është afër Real Madridit – zbulon shifrat e transferimit

Jude Bellingham te Real Madridi do të zyrtarizohet së shpejti dhe këtë e ka konfirmuar klubi gjerman Borussia Dortmund.

Anglezi që shëlqeu te gjermanët kishte zgjedhur Real Madridi para disa ditësh, ndërsa sipas Borussia Dortmund, marrëveshja është shumë afër.

“Lojtari Jude Bellingham është afër kalimit nga Borussia Dortmund në Real Madrid CF. Kjo është marrëveshja e përbashkët e sotme në parim mes palëve. Detajet kontraktuale tani duhet të koordinohen dhe plotësohen”.

“Me realizimin e këtij transferimi Real Madridi do t’i paguajë BVB-së një kompensim fiks të transferimit në shumën prej 103.0 milionë euro”.

“Gjithashtu, është rënë dakord edhe për bonuset që mund të shkojë deri në 30% të shumës së tarifës së transferimit, por kjo varen nga arritja e disa sukseseve sportive nga Real Madridi dhe sukseset sportive ose performancat e lojtarit në Real Madrid në periudhën e gjashtë sezoneve të ardhshme”, thuhet në njoftimin e Borussia Dortmund.

Klubi gjerman ka shkruar se shitja e Bellingham i ka sjell klubit përfitime deri në 77 milionë euro.

Next Post

Rivalë në Arabinë Saudite, Ronaldo: E dija që Karim do të vinte

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.