Tuesday, 24. November 2026
Sport

Festat e Nëntorit marrin ngjyra në Gjirokastër, Rama ndan momente nga aktivitetet

GS 24/11/2026 1 Min. Lesezeit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin me një urim për qytetarët, duke ndarë në rrjetet sociale pamje me fëmijët gjirokastritë, të cilët i janë bashkuar atmosferës festive të muajit nëntor.

Në videon e publikuar, fëmijët shfaqen në kuadër të aktiviteteve që shoqërojnë festat e Nëntorit, duke sjellë gjallëri dhe ngjyra në këtë periudhë të veçantë të vitit.

Përmes postimit, Rama ka vlerësuar kontributin e tyre në krijimin e atmosferës festive, ndërsa ka përcjellë edhe urimin e tij për një ditë të mbarë.

“Mirëmëngjes dhe me fëmijët gjirokastritë, që i japin edhe më shumë jetë e ngjyra festave të Nëntorit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

/rtsh.al/

Teilen: