Saturday, 21. March 2026
Sport

Finalja e Europa Conference: Fiorentina-West Ham, formacionet zyrtare

GS 07/06/2023 1 Min. Lesezeit

Fiorentina dhe Uest Hem luajnë sot përballë njëra-tjetrës ndeshjen finale të Ligës së Konferencës, në edicionin e dytë të këtij turneu. Do të jetë një përballje interesante mes një klubi italian dhe një anglezi, që kërkojnë një vend në histori.

Trajneri Italiano i Fiorentinës ka përzgjedhur Joviç nga minuta e parë në vend të Kabral në majën e sulmit, duke shpresuar që të ketë bërë goditjen e duhur. Ndërsa nga ana tjetër, Mojes i beson si zakonisht Antonio të avancuar me mbështetjen e treshes Bouen-Pakueta-Benrahma.

FORMACIONET ZYRTARE

 

Teilen: